SPAK ka dhënë pretencën për personat e arrestuar së bashku me prokurorin e Sarandës Sali Hasa, të cilët akuzohen për ndikim të paligjshëm, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Këta persona dyshohet se kanë fiksuar disa ndeshje futbolli. Të gjithë të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, duke iu ulur në këtë mënyrë 1/3 e dënimit.

Për Sali Hasën SPAK, kërkon një dënim prej 5 vitesh burg, që në sajë të gjykimir të shkurtuar do të konkludojë në 3 vite e 6 muaj heqje lire, në rast se pretenca pranohet nga GJKKO.

Sali Hasa  3 vite e 6 muaj burg

Emiljano Mirani 2 vite e 6 muaj burg

Elsona Papa 1 vit burg

Napolon Hodaj 2 vite burg

Julian Zera 1 vit e 3 muaj burg

Markelian Alinani 3 vite e 6 muaj burg

Qerim Ruçi 2 vite e 6 muaj burg

Bledar Hajredini 2 vite burg

Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë, Napolon Hodaj, Emiljano Mirani, Elsona Papa, Markelian Alinani, Julian Zera dhe Qerim Ruçi u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafilk narkotikësh – por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive.

Hasa është proceduar edhe për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Disa muaj pas arrestimit, në shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që gjeti probleme të shumta në deklarimin e pasurive dhe mungesë burimesh financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re