Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar nga 8 muaj burg, pezullimin dhe dënimin me kusht për dy vjet, për tre punonjëse të spitalit të Elbasanit, Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Ballhysa, Zyberi dhe Beqiri akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Gjithashtu bëhet me dije se të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera, për spitalin e Elbasanit, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.

Sipas SPAK kanë favorizuar operatorin fitues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re