Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës ndaj tij nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’ dhe për kërkesën e PS për përjashtimin e deputetëve nga Kuvendi, pas tensionet e seancës së 21 dhjetorit.

Berisha tha se opozita në burgje nuk mposhtet kurrë. Ata që e kanë provuar, shtoi ai, kanë dështuar.

“Fati i opozitës do të jetë fitorja. S’kanë mposhtur kurrë opozitat në burgje. Me burgje dhe atentate, opozita nuk mposhtet kurrë. Kanë dështuar ata që e kanë provuar”, tha Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri komentoi heqjen e imunitetit ndaj tij dhe dha aryestimin pse nuk mbajti fjalim.

“Nuk jam kurrë kundër heqjes së imunitetit, por dosjet duhet t’i marrësh, sepse ti je institucion. Dokumenti për Sali Berishën kishte 7 faqe. Unë isha i vendosur të flisja, të thoja këto që them këtu, çfarë ndodhi aty, i them kryeparlamentares, të iki garda. A mund të flasë unë i rrethuar nga 40 gardistë. I thashë largoi që të marr fjalën, do flisja për qytetarët jo për ata.

Ajo sa për të larë fjalën, nisi votimin. Pastaj nuk lexoi raportin, ajo duhet të lexonte raportin para votimit.  Nuk ndodh në ndonjë vend që mund të votohet pa lexuar raportin”, tha ai.

Kujtojmë se sot SPAK i ka dërguar shkresën GJKKO ku i kërkon shtrëngimin e masës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në burg’.

Seanca për Berishën do të zhvillohet më 26 dhjetor, ora 10:00.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re