Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili përmes avokatëve të tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.
Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet ne njoftimin e gjykates.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot pritet të marrë vendimin për kërkesën e SPAK qe ka kërkuar arrest shtepie per Berishen.

Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor.

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re