Analistët Mentor Kikia dhe Juela Meçani në emisionin Log., tek Panorama Tv kanë komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt.

WhatsApp Image 2023-07-13 at 9.14.16 PM

Meçani tha se Ahmetaj është ‘lëshuar’ nga socialistët dhe nuk kanë shprehur keqardhje për akuzat dhe kërkesën e arrestit.

Ndërsa Kikia theksoi se ajo që e ‘fundosi’ Ahmetaj ishte abuzimi konsisten me detyrën dhe pushtetin.

Pjesë nga biseda:

Meçani: Rasti i Ahmetaj tregon se sa pak në shumë vite mund të lërë gjurmë të mira një politikan në vend. Nëse në rastin e Tahirit opinioni u nda në dysh, opinioni publik thjesht po sheh ndërsa PS është bashkuar dhe nuk ka shprehur empati për një koleg, Ahmetaj është lëshuar nga të gjithë. Mania e atij për të fituar para dhe pushtet. Nuk kam parë në gjithë këto ditë nuk pashë asnjë lloj empatie apo keqardhje për një person që ka dhënë për PS.

Mentor Kika: Si në çdo parti ka luftë klanesh e bërrylash, nuk është se e kishin idhuj Ahmetajn. Shumë njerëz që donin të bënin karrierë e shihnin si prototip, që kudo që shkonte merrte me vete kryeministrinë. Ahetaj ka qenë shembulli tipik i abuzimit, kabineti e dinte por nuk fliste në publik, dhe sot nuk është rasti ku i shkau këmba. Ahmetaj tregoi se ka qenë konsisten në qëndrimin e tij ndaj abuzimit ndaj detyrës dhe pushtetit. Marrëdhënia me dy biznesmenë tregojnë se nuk shkau njëherë por gjithmonë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re