Deputeti demokrat Agron  Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ku thekon se ky nuk është një lajm i gëzueshëm për vendin pasi “ai ishte numri 2 i qeverisë dhe ministri i dytë i kërkuar nga drejtësia për shkallën e korrupsionit”.

640-0-agron-gjekmarkaj-678 (2)

Gjekmarkaj shprehet se çështja e innceneratorëve ka trazuar politikën dhe shoqërinë për një kohë të gjatë por shumë pak politikën kanë kërkuar gjetjen e abuzuesve apo kthimin e parasë publike, ku ka veçuar deputeten Jorida Tabaku si individ që ka bërë përpjekje për të qytetarët në kërkim të së vërtetës.

Reagimi i plotë:

Çeshtja e inceneratorve ka trazuar politiken , mediat dhe shoqerine prej një kohe të gjatë. Ajo prej shifrave që perfliten si shperdorim, prej ish ministrave  te perfshire vë në prove drejtesinë më shumë se çdo gjë tjeter. Kemi parë të vdekur që ngjallen, të gjallë me një këmbe në varr të cileve u  vidhet emri per ta perdorë. Sot Spak kerkon liri nga kuvendi për të ndaluar Arben Ahmetajn dhe ky nuk është  një lajm i gezueshem per vendin. Ai ishte nr 2 i qeverisë  dhe ministri i dyte i kerkuar nga drejtesia  pas Lefter Kokes dhe ish deputetit Bllako për të njëjten arsye çka hipotizon per shkallen e korrupsionit dhe sa shqetesues e mbytes  është ky fenomen mes nesh. Nuk ndiej kurre gëzim kur dikush arrestohet perkundrazi  por hidherohem kur të fajshmit  perzihen me të pafajshmit, kur hajdutet kalojnë për zotni të randë, kur supozohet se të gjithë janë njesoj. Shumë  politikanë të opozites e kanë artikuluar këtë afere në diskurin retorik të dites  me pasion si sherbim publik por jo të gjithë me të njëjtin zell e bindje. Madje dhe sot ndonje tip njesoj me fraza të një gjuhe mushk sa me la gojën duke deshmu mungesë sinqeriteti ndaj kauzes dhe njerzve. Në këtë beteje e cila shperblen moralisht gjithë atë pjesë që kerkon gjetjen e abuzuesve , kthimin e parasë publike dhe vendosjen e drejtesise ka spikatur më shumë se kushdo Jorida Tabaku  në perpjekjen e saj politike e qytetare në kerkim  të se vertetes e cila nuk zbardhet pa akte si ky i sotmi i organeve ligjzbatuese, ndaj meriton një falenderim. Drama të tilla të parasë publike uroj të ndikojnë si leksion  etik, si leksion ndeshkimi e frike për administruesit e saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re