Skip to content

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Anëtarët e grupit parlamentar të PD-së kërkuan mbledhjen e Këshillit të Mandateve, bojkotojnë socialistët

1766139879 balluku 2

Ka dështuar për herë të katërt mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, e kërkuar nga anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në mbledhje do të diskutohej mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Mbledhja ishte njoftuar në orën 11:00.

Me anë të një shkrese, grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar mbledhje kryeparlamentarit Niko Peleshi, ndërsa nuk pati reagim nga ky i fundit.

Kujtojmë se anëtarët e PD-së kanë njoftuar mbledhjen e Këshillit edhe 3 herë të tjera, por pa arritur rezultate, pasi socialistët nuk kanë qenë të pranishëm.