
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për Ballukun, nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve.
Balla deklaroi se Kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk mund të mbajnë një qëndrim pa folur ky institucion i drejtësisë.
“Po rikujtoj një diskutim që kemi bërë në Këshillin e Mandateve që kam 100% të drejtë. Sa kohë kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese në këtë çështje duhet të presë vendimin e GJK. Në vlerësimin tim ky është qëndrimi”, tha Balla për çështjen Balluku.



