Gjykata e Posaçme shtyu për ditën e nesërme seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një lidhje “live” në edicionin e lajmeve me Frida Mavriqin, gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene tha se seanca u shty për nesër në orën 11:00.

Lexo edhe :Related Posts

Cene bëri me dije se përfaqësuesit e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, teksa gjithashtu kërkuan prova që Berisha ka tentuar të largohet apo të ndikojë në vërtetësisë e provave.

SPAK ka kërkuar për Berishën arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe nëse gjykata e pranon kërkesën dhe ish-kryeministri nuk e zbaton, ai mund të përfundojë pas hekurave.

“Prokuroria do të nxjerrë urdhrin e ekzekutimit që ia përcjellë Policisë së Shtetit dhe kjo e fundit bën zbatimin e masës dhe ia komunikon Berishës. Në rastin që ai nuk e respekton edhe njëherë masën atëherë ai mund të përfundojë në qeli”, tha Cene. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re