SPAK ka kërkuar konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Apartamenti që ndodhet në Golem është i regjistruar në emër të vëllait të Dedjës.

Nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e tij dhe se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit kushtetues, të shkarkuar nga vetingu.

Mes provave të SPAK, është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjava, në festa dhe gjatë verës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re