Subscribe

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar këtë të mërkurë konfiskimin e nëntë pasurive në emër të Redjan Rrajës familjarëve të tij apo persona të lidhur me të cilët kanë pasur bashkëpunim biznesi me të.

Mes pronave që kërkohet konfiskimi janë një apartament, dy garazhe, dy njesi tregtare, një makinë “Bentley”, një orë dore “Roleks” dhe shuma prej 2750 euro. Disa prej pasurive janë në emër të Marsela Çiçës, që vizion plus mëson nga organi i akuzës se është motra e Elton Çiçës, i vrarë në vitin 2016. Në tavolinën ku u ekzekutua ky i fundit, gjendej edhe Redjan Rraja, ndaj prokuroria dyshon se këto pasuri të motrës së tij, zotërohen në mënyrë të tërthortë nga i pandehuri.

Lexo edhe :Related Posts

Po aq SPAK kërkoi edhe konfiskimin e automjetit tip “Audi” në pronësi të Kejvina Kthellës, që njëlloj dyshohet se kishte qenë në pronësi të Rrajës, e që është vendosur nën sekuestron preventive të prokurorisë Speciale, pas dyshimeve se kanë rrjedhur nga aktiviteti kriminal.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku i plagosur mbeti prokurori që ngeli në të dyja shkallët e vetting-ut Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i ashtuquajturi Rrumi i Shijakut dhe ku humbi jetën shoferi i projkurorit, Andi Maloku.

Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit Të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt malit të zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re