Skip to content

SPAK kërkon një vit burg për Luan Dacin, akuzohet për falsifikim dokumentesh

Prokuroria këtë të martë ka shpallur pretencën për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Në pretencën e saj Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Ndërkohë Kolegji i Posaçëm i Apelimit pak muaj më parë vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.