SPAK kërkon zgjatje të afatit hetimor edhe me tre muaj të tjerë për çështjen e tre gjyqtarëve që pranuan kërkesën për rrëzimin e Burgut Përjetë ndaj Dritan Dajtit.

SPAK, pas kërkesës së bërë për pushimin e çështjes ndaj tre gjyqtarëve që pranuan kërkesën e Dritan Dajtit për rrëzim të burgimeve të përjetshme, e dërgoi çështjen në gjykatë.

Togat e zeza vendosen rrëzim të kërkesës për pushim dhe e rikthyen për hetime të mëtejshme.

Prokuroria e posaçme ka pranuar se nuk janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndaj dhe ka kërkuar zgjatje të afateve hetimore edhe me tre muaj të tjerë.

Kërkesa për zgjatje të hetimeve nga ana e organit të akuzës është bërë dy ditë më parë.

Gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Alija dhe Aleks Nikolli akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re