Ditën e sotme u mësua se SPAK ka lëshuar 20 urdhër-arreste, për persona pjesë të një grupi strukturuaar kriminal në trafikun e drogës, nga të cilët deri më tani janë ekzekutuar vetëm 14.
Operacioni i SPAK po kryhet në bashkëpunim me autoritet italiane, me prokurorinë e Firences dhe Eurojust .
Dosja përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. Janë zbardhur dhe dokumentuar një episodesh të trafikimit të lëndëve narkotike, si ndaheshin rolet mes anëtarëve të grupit etj.
Kryesori i grupi është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija. Mësohet se bëhet fjalë për kanabis sativa në formën e çokollatës. Procedimi është i 2020.
Emrat:
Endrit Bakiu
Suko Pajo
Artur Sulaj
Arian Tola
Fadjon Çami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Kudret Rustemaj
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Tomi Hila
Leonard Nergjoni
Artin Kurti
Astrit Miska
Ervis Çvilo
Mirash Gjoni
Sonila Sula (arrest shtëpie) r.t