Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urdhër-arrestve të lëshuara nga SPAK në lidhje me komisionerët e partivë politike , në dosjen e famshme ‘339’ në Durrës, për vjedhjen e votave.

Rama i cili ka ngatërruar edhe dosjen, shkruan se arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore.

Duke mos u përqendruar tek thelbi i shtimit të votave fiktive për partitë poltike, Rama nënvizon sërish idenë e tij për depolitizimin e komisonerëve poltikë.

Reagimi i Ramës në Twitter: Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!

Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit,nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore!14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re