SPAK goditi paraditen e kesaj te merkure nje grup kriminal per kontrabande dhe pastrim parash.

 

Prokuroria e Posacme leshoi 18 urdher-arreste, mes te cileve jane edhe disa police.

 

Ne pranga ka rene edhe Sokol Idrizi, i cili ne te kaluaren ka qene edhe shoferi i Ardi Veliut ne kohen kur ky i fundit drejtonte policine e shtetit.

 

Pervec Idrizit jane ndaluar edhe gruaja e tij, dy vajzat si dhe dhendri i tij.

 

Po ashtu burime per Vizion Plus bejne me dije se jane vene ne pranga edhe dy efektive te policise kufitare te Durresit.

 

Te arrestuarit e tjere jane gjithashtu edhe shofera kamionesh dhe autobuzesh te cilet ne bashkepune me disa shtetas dhe me efektive policie fusnin ne vendin tone mallra kontrabande te cilet ne shtetet e BE, kryesisht ishin vjedhur.

 

Operacioni i SPAK eshte kryer sot pasi organet tona ligjzbatuese moren ne dorezim nje leterporosi nga autoritetet franceze te cilin kishin zbuluar nje grup qe pastronte produkte te vepres penale.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re