Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar arrestimin e ish zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.

SPAK ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Ahmetajt, ku i kërkon policisë arrestimin e tij.

Ndaj ish zv.kryeministrit, SPAK ka ngritur akuzë për tre vepra penale. Ai akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

Me 117 vota pro, kuvendi votoi disa ditë më parë heqjen e imunitetit për Arben Ahmetajn, duke miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re