Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet mbi dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave.
Akuzat përfshijnë veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarimin e pasurisë.
Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë.
Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta.
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.
Ndërsa Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.
