Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha dhe 7 persona të tjerë.

 

Hoxha dyshohet se përmes ryshfetit ka liruar nga burgu një sërë personazhe të njohur të botës së krimit. Një ndër ta është edhe Genc Tafili, i përfshirë në vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari.

 

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020. Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Enkeleida HOXHA, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.

Aldo Tabaku, akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,të parashikuara nga nenet dhe 319/ç e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë të Kodit Penal.Manuela Mallkuçi, akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet dhe 319/ç dhe 244 të Kodit Penal.

Bledar Petani, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Sajmir Petani, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Altin Skëndaj, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmir Nezaj, akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet dhe 319 dhe 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re