Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për 28 personat e arrestuar dhe proceduar në kuadër të operacionit të koduar “shpirti”. Të gjithë këta persona u proceduan dhe u arrestuan në kuadër të një hetimi antidrogë italo-shqiptar disavjeçar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë në atë kohë në një konference të përbashkët për shtyp me autoritetet e prokurorisë italiane më 2 korrik.

Për këtë dosje të pandehur u morën të pandehur edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, të cilin Spak e mori të pandehur për shpërdorim detyre ish shefi i antitrafiqeve Ilirjan Balla si dhe dy ish badigardët e Tahirit, agustin Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë de tjetri në Gjermani. Për këto dy të fundit rëndon akuza e trafikut të drogës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re