Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, të cilët u kapën vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

LEXO EDHE: U kap duke blerë vota në Himarë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen e Fredi Belerit

Gazetari i ABC News, Ermal Vija u shpreh se Beleri dhe Kokaveshi i ofruan 500 euro shtetasit Arsen Rama, në mënyërë që ky i fundit t’ua jepte personave për të votuar në favor të koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beleri dhe Kokalleshi, i kanë dhënë shuma monetare shtetasin Arsen Rama me vlerë 500 euro. Këtij të fundit me këmbim që t’ua jepte personave për të votuar Fredi Bejlerin në zgjedhjet e 14 Majit në siglën e kualcionit ‘Bashkë Fitojë’.

Prokuroria e Posaçme ka bërë të mundur sekuestrimin e laptopëve, celularëve dhe gjithë dokumentave apo kamerat e sigurisë në ambientet e një lokali ku është dhënë shuma për blerjen e votave”.

Në fund Vija theksoi se “Bejleri prej disa kohësh ka pasur betejë me të gjitha shkallët e gjykimit, fillimisht me Gjykatën e Vlorës, e cila shpalli kompetencë dhe ia dërgoi Gjykatës së Posaçme. Kjo e fundit vendosi që hetimet të vazhdojnë gjatë kohës që do të jetë nën masën ‘arrest me burg’”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko