Skip to content

SPAK mbylli hetimet! Shtyhet njoftimi për Ilir Metën

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka finalizuar hetimet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi. Sot ishte planifikuar që në orën 10:00 Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka paraqitur një kërkesë për shtyrje, duke informuar se ndodhet me pushime. Për rrjedhojë, njoftimi për Metën do të bëhet ditën e hënë.