Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se SPAK përgjon telefonin e tij dhe kërkon që të sekuestojë PL-në, por theksoi se “nuk ka shans”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta u pyet edhe për marrjen nën hetim të Monika Krymadhit, por tha se “SPAK lë të bëjë çfarë të dojë.

“SPAK le të hetojë çfarë të ketë qejf, po të dojë lë të vijë këtu. SPAK le të bëjë cfarë të dojë. SPAKu torollaku nuk e sekuestron dot Partinë e Lirisë.

Se cfarë flas unë për ata e dinë shumë mirë sepse më përgjojnë telefonin. PL nuk e sekuestron dot SPAK, ky është qëllimi i operacionit të SPAK. Zero çështje të CEZ DIA.

Ata le të marrin të pandehur edhe Sashën, gjënë më të pafajshme në familjen tonë. Nuk ka shans që të sekuestrojnë PL”, tha Meta.

“Ai më merr të keqen mua. As më kërcet farë për atë mua. Ai është një frikacak. Ai duhet të japë dorëheqjen për atë deklaratën idiote që ka bërë, që tha “afërmendsh gjykata do vendosë atë që bën prokuroria”, tha Meta duke iu referua kreut të SPAK, Altin Dumanit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re