Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiften e cila akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë. Çiftja pritet të pezullohet nga detyra.

Çiftja dyshohet të ketë falsifikuar një dëshmi për nivelin e gjuhës angleze. Sa i takon akuzës së ngritur për deklarim të rremë, komisionerja dyshohet se ka një tokë arë në Kavajë të cilën nuk e ka deklaruar.

Më herët janë marë si të pandehur nga SPAK edhe anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re