DURRËS- SPAK ka zhvilluar këtë të martë një operacion për pastrim të produkte të veprës penale, ku mësohet se janë lëshuar disa urdhër arrestesh, mes tyre edhe punonjës apo ish punonjës policie.
Burime për ABC News, thanë se janë të paktën 18 urdhër arreste të lëshuara nga SPAK, ku mes tyre ndodhet edhe ish shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizi.
Të hetuarit dyshohet se sillnin në Shqipëri mallra kontrabandë nga jashtë, kryesisht flori dhe sende të tjera me vlerë, nga Franca. Mes të hetuarëve mësohet se janë edhe dy punonjës policie në portin e Durrësit.
