Skip to content

SPAK në ‘provim’ në Bruksel/ Klodian Braho përballet me pyetje të Komisionit Europian

WhatsApp Image 2026 03 04 at 18 sd 1140x570 1

Kreu i SPAK Klodian Braho për më shumë se katër orë, ka raportuar në Bruksel përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian.

Burime nga Delegacioni i Shqipërisë në BE, në kushtet e anonimatit i treguan gazetarit Muhamed Veliu, se Klodian Braho nuk ka qenë i vetëm në këtë “provim” të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës.
Klodian Braho është ulur në të njëjtën tavolinë i shoqëruar nga disa hetues dhe këshilltarë ligjor të BKH-s njëra prej tyre Sadiela Bodo.
Ndërsa në të majtën e tij ka qëndruar Fabian Zhilla shefi i kabinetit.
Të njëjtat burime treguan se kjo përballje e Klodian Brahos në Bruksel me Komisionin  Europian lidhej me raportimin e progresit të kapitujve 23 dhe 24 për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore.
Numri një i SPAK i është përgjigjur me detaje të gjitha pyetjeve të përfaqësuesve të DG ENEST, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore
Detyra primare e kësaj drejtorie në Komisionin Europian është menaxhimi çështjeve mes BE dhe vendeve kandidate.
Sikurse monitoron has pas hapi reformat për sundimin e ligjit, zhvillimet ekonomike dhe reformën e administratës publike.