Është arrestuar ish-drejtori i Prokurimeve në OSHEE Erlis Bushati, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër zyrtare e këtij institucioni.

Mësohet se zyrtarja që është shpallur në kërkim është ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Alma Ferra.

Arrestimet janë bërë pak minuta më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK, pas një hetimi që ka zgjatur për disa muaj. Sipas burimeve, Erlis Bushati dhe Alma Ferra akuzohen për korrupsion, por ende nuk është specifikuar rasti ku ata kanë qenë të përfshirë.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re