Skip to content

SPAK nis zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit, sekuestrohen dokumentet e Bashkisë

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion ka filluar zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit me prokuror të çështjes Ervin Kondilin.

BalkanWeb raporton se të gjitha kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit  do të jenë pjesë e hetimit. Së fundmi është paditur në SPAK kryebashkiakun Veliaj si dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku.

Sot paradite në orën 11:00 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvendos protestën para SPAK për të kërkuar drejtësi.