Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, do ta ketë të vështirë t’i gëzojë pasuritë e vëna gjatë kohës kur ishte në detyrë. Struktura e Posaçme Anti-korrupsion ka kërkuar që të sekuestrohen pasuritë që janë në emër të Llallës.

Pasuritë e ish-Prokurorit të Përgjithshëm më parë ishin në sekuestro, por GJKKO vendosi për heqjen sekuestros preventive ndaj pasurisë së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Prej vitit 2018, disa mijëra metra katrorë tokë dhe një apartament në pronësi të Llallës u vendosën në sekuestro preventive, pas akuzave të ngritura ndaj tij për pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Tani SPAK sërish ka kërkuar që të vihen në sekuestro:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Aktualisht Llalla po gjykohet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave. Nëse shpallet fajtor, Llalla rrezikon nga dënimi me gjobë, deri në tre vite burg.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re