Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur në lidhje me raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, ku ndër të tjera ai u ndal dhe te përfundimi i mandatit të tij në krye të këtij institucioni shumë të rëndësishëm të drejtësisë, që godet zyrtarët e lartë të korruptuar dhe personazhe të krimit të organizuar.

Kika tha se SPAK nuk ka sipermanë që shpëtojnë njerëz, por ka persona normalë që përballen me pjesën më të errët dhe agresive të shoqërisë.

Sipas, gazetarit mafia ka treguar se vret dhe shqetësimet e Dumanit se ç’do të ndodhë me të pas përfundimit të mandatit, sa i takon sigurisë, janë të drejta.

“Duhet të kuptojmë se SPAK nuk ka brenda strukturës së vetë nja 5 spiderman-ë që vijnë nga qielli dhe shpëtojnë njerëzimin nga e keqja. Njerëzit që punojnë në SPAK janë njerëz normalë që kanë marrë përsipër të bëjnë heroin e ditëve tona. Mund të kemi vërejtje pafund, por çfarë po ndodh, këta njerëz po përballen sot me pjesën më të errët e më agresive të shoqërisë. Pas 4 vjetësh atij i mbaron mandati dhe pyet me të drejtë çfarë do ndodhë me të. Çfarë do bëjnë këta të përgjimeve të sotme kur fëmijët e tij të mos jenë nën mbrojtjen e sotme?

Padyshim që ka të drejtë ta ngrejë këtë dhe do duhet që politika ta marrë në konsideratë atë që thotë për garancinë e jetës sepse nuk bëhet trimëri me jetën. Mafia ka treguar që vret. Prokurori doli dhe tregoi si dhe ku bëhet korrupsioni se nuk munden 14 njerëz të zhbëjnë tërë këtë pisllëk që ka bërë politika dhe gjithçka tjetër në 35 vite.

Çfarë tha prokurori, nuk sjellin denoncime. Prokurimet i bëjnë institucionet, duhet të kontrollojnë dhe të denoncojnë. Çfarë kërkoi sot ai, duhet të jenë shumë prokurorë për të përballuar fluksin”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re