Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, një aksion është ndërmarrë në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se 6 persona janë shoqëruar derimë tani, dhe pritet tiu komunikohet masa e arrestit me urdhër të SPAK.

Operacioni është ende në vijim, por dyshohet se të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal që operon në qytetin bregdetar dhe është i përfshirë në trafik droge por edhe në ngjarje të rënda kriminale.

Spak tregohet mjaft i rezervuar lidhur me këte operacion, pasi masat nuk janë ekzekutuar të gjitha, dhe sipas burimeve, bëhet me dije se kemi të bëjmë me personazhe të njohur të botës së krimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko