Ish-Presidenti Bamir Topi foli sot në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, në News 24, për zgjedhjet e 11 Majit, mesazhin e ambsadës se SHBA-ve drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet si edhe për efektet e SPAK në politikë.
Topi tha se amerikanët iu drejtuan popullit shqiptar sepse në Uashington prevalon kombi shqiptar dhje jo individët politikë.

Duke krahasuar qëndrimin e SHBA në raport me entuziazmin e Brukselit ku liderët europianë përgëzuan Ramën për fitoren gjatë Samitit të Komunitetit Politik, Topi tha se një sjellje e tillë nuk përbën pjesë tek standardet që ka Europa klasike.

Gjithashtu, Topi akuzoi qeverinë se përdori në funksion të zgjedhjeve 2 aktivitete me impakt siç ishte Giro d’Italia dhe Samiti i liderëve europianë.

“SHBA-të janë një shtet i madh, një shtet mik i shqiptarëve. Tek SHBA-të prevalojnë shqiptarët dhe kombi shqiptar. Individët politikë shkojnë dhe vijnë. Mesazhi ishte shumë i kujdesshëm dhe është mesazh për t’u asimiluar, për t’u kuptuar, analizuar. Të gjithë kërkojnë ta deshifrojnë. Por ata janë të drejtpërdrejtë kur duan të jenë. Kë kanë frikë ata? E kanë thënë në mënyrë të kujdesshme dhe i janë referuar popullit shqiptar. Tek populli shqiptar janë të gjitha ndjesitë pastaj, ndjesitë politike, ndjesitë e personave të pavarur”, tha Bamir Topi.

Gjithashtu Bamir Topi tha se e vlerëson shumë rolin e SPAK. Sipas Topit, SPAK po e spastron politikën e Shqipërisë. Ai shtoi se beson se SPAK do të shprehet edhe në lidhje me parregullsitë në procesin zgjedhor.

“SPAK i ka tronditur themelet e qeverisë. Reforma në drejtësi është realizuar, pasi 140 deputetë të Kuvendit votuan pro. Rama e përdor për retorikë politikë, kur thotë se reformën e solli PS. Gjithë politika shqiptare ka prodhuar SPAK. SPAK po spastron politikën.

Elektorati mbështet dikë, që i kanë dalë shumë probleme. Paradoksi është sesa më shumë probleme i dalin kryeministrit, më shumë votohet. Struktura e Posaçme ka marrë faktet për zgjedhjet, po i administrojnë, po bëjnë analizën. SPAK do të dalë në përfundime për zgjedhjet, pasi të bëjë gjithë analizën e fakteve”, u shpreh Bamir Topi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko