Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi, ka reaguar pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme të kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, për të cilin thotë se është financues i fushatës së Belinda Ballukut.
“Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetohen nga SPAK, por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave”, shkruan Bardhi.
Demokrati shkruan më tej se zv.kryeministrja Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh, dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.
“Firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash”, ka shkruar Bardhi, ndërsa shton se “SPAK po u troket në derë”.
Reagimi i Gazment Bardhit
Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.
Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetohen nga SPAK, por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë!