Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po verifikon dy kallëzime në drejtim të ish-kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ish-kryebashkiaku nuk është marrë në pyetje dhe emri i tij nuk është regjistruar si person në hetim.

Po sipas burimeve, kallëzimet të cilat po verifikohen nga prokurorët e SPAK janë bërë për favorizim të një subjekti tregtar në shërbimin e transportit dhe për shpërdorim detyre.

Xhelal Mziu gjatë kohës që mbante drejtimin e  bashkisë Kamëz u hetua nga Prokuroria e Tiranës dhe në 2013 u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vendosjes së taksave në kundërshtim me ligjin.

Por ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor dhe e dënoi me dy vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, apeli e hodhi poshtë këtë vendim dhe e konsideroi të pafajshëm, duke vendosur detyrim paraqitje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re