Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se me urdhër të SPAK është arrestuar gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha. Së bashku me të mësohet se janë shoqëruar dhe 10 persona të tjerë, përfshirë dhe kryesekretaren e Gjykatës, Ela Mallkuçi.

Mes personave të ndaluar është edhe avokati Aldo Tabaku, i cili ka qenë avokat i bandës së Emiljano Shullazit gjatë gjykimit në shkallën e parë.

Sipas informacioneve paraprake, burime bëjnë me dije se këta persona po planifikonin lirimin e një të dyshuari për vrasje nga burgu i Fushë-Krujës.

Si prova material SPAK ka sekuestruar dhe kompjuterat personalë të personave të ndaluar.

Gazetari i Fax Neës Elvis Myrta raporton se ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të funksionarëve publikë.

Gjyqtarja Hoxha ëshë bërë e njohur për lirimin nga burgu me procedura të dyshimta të disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.

Ndaj gjyqtares Hoxha kishte nisur një hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pasi dukshëm ishin konstatuar shkelje në procedurat e ndjekura nga ana e saj për lirimin e disa prej të burgosurve. Vetë gjyqtarja kishte kërkuar kohë që të paraqeste dokumente ku ishte bazuar në marrjen e vendimeve të saj, përpara se Këshilli i Lartë Gjyqsor të shprehej për shkarkimin e saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re