Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi SPAK ka propozuar emrin e Aida Hajnaj në KLP për t’u zgjedhur në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një shënimi në twitter ambasadorja shprehet se tashmë po ecet përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi duke përdorur shprehjen shqiptare ‘Gur mbi gur bëhet mur’.

“Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes dërgoi emrin e Aida Hajnaj në KLP për miratim.

Ndalesa tjetër: Trajnimi i tyre me FBI-në dhe më të mirët e ligjzbatuesve amerikanë. Gur mbi gur bëhet mur”, shkruan Kim.  ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re