Skip to content

SPAK propozon Aida Hajnaj në krye të FBI-së shqiptare, 3 rivalët u skualifikuan

SPAK ka propozuar emrin e Aida Hajnaj në KLP për t’u zgjedhur në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aida Hajnaj ishte e kualifikuara e vetme, pasi tre kandidatët e tjerë, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë skualifikuar.

Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës.

Ky proces për zgjedhjen e kreut të ‘FBI-së shqiptare’  ka qenë i monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë.

Kandidatët për kreun e BKH-së ishin; Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. ()