Për një orë, Shkëlzen Berisha ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Posaçme për tragjedine e “Gërdecit”. Në një deklaratë për mediat pas dëshmisë së dhënë për prokurorin Klodian Braho, djali i ish-kryeministrit mohoi cdo lidhje me çështjen.
Madje ai tha se SPAK duhet të zbardhë memon e ish ministrit të drejtësisë Aldo Bumci, të vitit 2007, për demontimin e armëve, në të cilën figuron emri i tij.
SHKËLZEN BERISHA
Jam thirrur si person që ka dijeni për çështjen. S’kam asnjë lidhje me të. Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kush e ka bërë atë shënim. Unë nuk kam asnjë lidhje. Prokuroria t’i thotë publikut se e kujt është kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Që unë të futem në Ministrinë e Drejtësinë nuk do të thotë që unë marr vendime.
Shkëlzen Berisha nënvizoi se nuk ka thënë asgjë më shumë sesa cfarë ka deklaruar vite më parë.
SHKËLZEN BERISHA
Sigurisht nuk kisha ç’të ofrojë më shumë nga ato që kam thënë publikisht. Nuk mendoj se dijenia ime ka dhënë ndihmë për çështjen në fjalë. Sepse s’kam asnjë lidhje. E njëjta prokurori. Sot pas 15 vitesh të njëjtët prokurorë mendojnë se unë mund të kem dijeni për rrethanat e çështjes.
Ndërsa për bisedat e tij me ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, menjëherë pas tragjedisë, Berisha u tregua hermetik duke thënë se ato kanë qenë për cështje personale.
SHKËLZEN BERISHA
Asnjë gjë nuk ka pasur lidhje me këtë çështje. Kam folur për gjëra personale dhe s’kam dëshirë t’i zbuloj këtu. Jam pyetur brenda. Të komunikosh nuk do të thotë që ke lidhje në të tilla çështje. Nuk ndjehem aspak i rrezikuar nga SPAK.
Thirrjen e të birit në SPAK, e ka komentuar edhe Sali Berisha. ai tha se kjo cështje po përdoret për të zhvendosur fokusin nga arrestimi I ish zyrtarit të i FBI-së..
SALI BERISHA
ISH-KRYEMINISTER
Përpjekje për të errësuar për të mjegulluar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizimin e Skapit të partisë.
Deri më tani për çështjen “Gërdeci” është marrë i pandehur për “Shpërdorim Detyre”, ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ka mohuar përfshirjen e tij në këtë tragjedi.