Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorëzim kallëzimin e ministrit të drejtësisë Ulsi Manja për vrasjen e katër protestuesve në 21 janar.

Në një përgjigje për televizionin ABC, SPAK thotë se kallëzimi është protokolluar më datë 23 janar dhe tashmë pritet ti nështrohet shortit për të përcaktuar se kush prokuror do të kryejë veprimet e tjera hetimore.

Ministri i drejtësisë, dorëzoi ditën e hënë në SPAK, kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të brëndshëm Lulzim Basha dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi pas publikimit në media të një audio përgjimi ku shfaqen komunikime të zinxhirit komandues të gardës së republikës për të hapur zjarr ndaj protestuesve të 21 janarit.

Referuar kallëzimit, Berisha, Basha e Prendi, akuzohen për shpërdorim detyre dhe vrasje në rrethana cilësuese dhe nëse gjenden fajtorë rrezikojnë dënimin nga 20 vite heqje lirie deri në burgim të përjetshëm. Ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me materialin e publikuar, pas hetimeve të nisura për zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës. Hetimet u rihapën dy vite më parë, por prokuroria nuk ka siguruar ende një përgjigje se nga cila armë ka dalë predha që u gjet në trupin e 36-vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re