SPAK ka njoftuar sot se eshte regjistruar kallezim penal per 20 ish-gjyqtarë e prokuore. Prej tyre 10 jane ish gjyqatre të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vettingu për fshehje të pasurisë.

Nderkohe per 10 subjekete te tjere, i eshte derguar ceshtja për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

Njoftimi i plote i SPAK:

Mbi kallëzimin penal kundër disa subjekteve ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal.

Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklraimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Kush jane emrat e gjyqtareve dhe prokuroreve

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish-kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca si dhe 16 ish-gjyqtarë të tjerë të niveleve të larta të drejtësisë, janë kallëzuar penalisht në SPAK.

Kallëzimi voluminoz është depozituar nga avokati Fran Dashi, i cili mbroji fillimisht Izet Haxhinë, në betejën e tij për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe për t’u ballafaquar me Sali Berishën në gjyq.

Avokati Dashi i akuzon të lartpërmendurit për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie.

Kujtojmë që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i futur familjarisht në listën e zezë nga SHAB, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për mos deklarim të hollash në kufi. Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, ka referuar në prokurori çështjen e Petrit Fushës, pasi ky i fundit dha dorëheqjen për t’i shpëtuar përballjes. Fusha është referuar në organin e akuzës për çështjen e pasurisë. Në kallëzimin e tij, Dashi thekson se hetimi i ish-prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu apo që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, është një kusht i vendosur nga Bundestagu gjerman.

Vitin e kaluar Bundestagu gjerman miratoi kushtet, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Ndërkaq, në kallëzim thuhet se këta subjekte nuk justifikojnë pasuritë. Kallëzuesi i kërkon SPAK që të zbatojë ligjin anti-mafia për pasuritë e tyre.

Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar në SPAK nga Dashi:

1.        Adriatik Lalla, ishe-Prokuror i Përgjithshëm

2.        Bashkim Dedja, ishe-kryetar i Gjykatës Kushtetuese

3.        Fatmir Lushi,ishe  prokuror në Prokurorinë e Elbasan

4.        Tom Ndreca, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

5.        Luan  Dervishi, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

6.        Shkëlzen Selimi, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

7.        Gani Dizdari, ishe-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

8.        Edmond Islamaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

9.      Guxim Zenelaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

10.      Marina Rraboshta, ishe gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

11.      Besnik Imeraj, ishe-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

12.      Aleksandër Muskaj, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

13.      Petrit Fusha, ishe-drejtues i Prokurorisë Tiranë

14.      Besnik Cani, ishe-drejtues i Prokurorisë Elbasan

15.      Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës

16.      Arjan Balliu, ish-gjyqtare Gjykata e Apelit Durrës

17.      Ferdinad Elezi, drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës,

18.      Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës,i dyshuar per kryerjen e veprave penale te

19.      Besa Nikëhasani, ishe drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re