SPAK do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që la të lirë, Jamarbër Malltezin. Të martën GJKKO caktoi masën “arrest shtëpie” për dhëndrin e ish-kryeministrit, Berisha. Ky vendim u mor me argumentin se zbutja e masës së sigurisë nuk mund të prishë provat, ndërsa Malltezi nuk mund të largohet jashtë Shqipërisë.

 

Jamarbër Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. Po ashtu, në hetim është edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re