Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë pasi kërkon dënim më të ashpër për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin i cili akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre” pasi gjatë kohës kur ishte ministër i Brendshëm ka krijuar një situatë favorizuese për grupin Habilaj të cilët trafikonin tonelata drogë drejt Italisë.
“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri për ‘shpërdorim detyre’. Dënim që nga gjykimi me procedurë të shkurtuar, arrinte në 8 vite burg. Por Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, GJKKO e dënoi Tahirin me 3.4 vite burg.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ 3 akuzave të tjera: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
