Prokuroria e posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes në lidhje me padinë e presidentit Ilir Meta kundër Ardian Dvoranit.

 

Burime nga SPAK bënë të ditur se padia e metës kundër ish-kreut të këshillit të emërimeve në drejtësi, nuk qëndron, ndaj është vendosur pushimi i hetimeve.

 

Ky vendim pritet të shqyrtohet ditën e martë nga gjyqtari Erion Çela.

 

Në shkurt të vitit të kaluar, Meta kallëzoi Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim kompetencash.

 

Në padinë e tij Meta u përplas me këshillin e drejtuar nga Dvorani, për procesin qe lidhej me betimin e gjyqtarëve për në gjykatën Kushtetuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re