Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë ka reaguar këtë mbrëmje në lidhje me konfiskimin e pasurive të një grupi kriminal me vlerë 60 milionë euro në Lezhë.
Ambasadorja e quan këtë sekuestrim dhe dënimin e 11 personave si shembull të drejtësisë së re, duke shtuar se shpreson që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate.
“Një tjetër goditje e madhe ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. SPAK-u dënoi 11 kriminelë, duke përfshirë zyrtarë publik, për vjedhje të pronave publike me vlerë 60 milionë euro. Kjo erdhi si pjesë e Dosjes 399. Ky është po ashtu një shembull i bashkëpunimit të fortë midis zbatuesve të ligjit SHBA&Shqipëri. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. Është e rëndësishme t’i jepet fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!” deklaroi Kim.
GJKKO ka deklaruar fajtorë të gjithë të pandehurit e dosjes 339 të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për tjetërsim pronash në Shëngjin të Lezhës. Sipas burimeve zyrtare gjykata ka vendosur dhe për sekuestrimin e dhjetëra pasurive që janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme me vlerë 60 milionë euro.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb



