Një tjetër dosje penale, nga ato të “zjarrtat” që flet për luftën kundër korrupsionit dhe që hetohen nga prokuroria e posaçme SPAK, ka përfunduar me dënimin e personit përgjegjës.

Rigels Ymeri, është i pandehuri i rradhës së SPAK-ut, që është dënuar me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 10 mijë lekë të vjetra të një punonjësi policie.

‘Ymeri u ndalua në qytetin e Tiranës dhe më pas çështja penale kundër tij, u hetua nga një prokuror i SPAK-ut, për akuzën e “korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rigels Ymerit, ju komunikua akuza dhe më pas cështja kaloi për gjykim. Fillimisht, Ymeri u dënua me 8 muaj burgim por më pas ky dënim me burg është pezulluar nga gjykata e posaçme, duke e vënë të dënuarin në shërbim prove për një periudhë prej 16 muaj.

Në vendimin e saj gjykata e posaçme shprehet se:”…shuma e parave prej 1 000 lekë, sekuestruar të konfiskohen si mjet i kryerjes së veprës penale dhe kaluar buxhetit të shtetit…”.

Ndërsa vijon më tej duke shtuar se:”…urdhërohet Prokuroria e Posaçme “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” Tiranë, të ekzekutojë këtë vendim…”.

Disa ditë më parë, SPAK për të njëjtën shumë financiare dhënë punonjësve të policisë, dënoi Vilson Meminin. Nuk ka mbetet gje tjeter te themi, becse “faleminderit qe ekziston”. /shqiptarja.com

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko