Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka lëshuar 20 urdhër arreste të cilat duhet të ekzekutohen gjatë ditës së sotme nga ana e forcave të policisë.

Ky aksion është i lidhur me vrasjen e oficerit të Kirmeve të Rënda Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama pasi ky i fundit u ndal për t’u kontrolluar gjatë një operacioni anti-kanabis.

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar në total 10 urdhër arreste por janë bërë publikë evetëm emerat e disa prej personave. Operacioni i zhvilluar ka si qëllim kryesor shkatërrimin e një grupi kriminal shumë të fuqishëm që operon në Lezhë në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Aktualisht mësohet se, emrat e personave të përfshirë janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj. Ndërsa ngjarja bëhet akoma më e rëndë pasi mësohet se të përfshirë në këtë grup kriminal janë edhe efektivW policie, emrat e të cilëve pritet të zbardhen në vazhdim.

Të arrestuarit, janë pjesë e grupit kriminal që operonte në qytetin e Lezhës prej kohësh në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Pritet që më vonë SPAK të dalë në deklaratë zyrtare sa i përket këtij operacioni të zhvilluar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re