Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur ditën e sotme pretencën ndaj deputetit të PD, Qani Xhafa, duke kërkuar dënimin e tij me 6 muaj burg.

Megjithatë, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të mos ekzekutohet, por të pezullohet, dhe deputeti të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare.

Kjo do të thotë se Xhafa nuk do të vuajë fizikisht dënimin në burg, për sa kohë që nuk shkel ligjin gjatë kësaj periudhe prove.

Deputeti demokrat u përfshi në një aksident në Elbasan, teksa ishte i dehur.

Xhafa akuzohet  për kryerjen e  veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Deputeti, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale”, tha SPAK ne nje njoftim te 4 muajve me pare.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko