Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar (SPAK) do të shpallë sot fituesin për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, mes katër emrave të kandidatëve që kanë arritur deri në fazën finale.

Ata janë Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, të cilët kanë arritur deri në fazën finale për tu përzgjedhur si drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të katërt me formim policor.

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja do të lajmërojë sot se cili do të jetë fituesi dhe më pas emri i tij do t’i dërgohet KLP-së për votimin përfundimtar.

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) është një njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, sikurse autorizohet në ligjin për SPAK-un, 2016.

Një skuadër prokurorësh të posaçëm do të punojnë së bashku që në mënyrë proaktive hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krīmin e organizuar dhe korrupsionin.

Menjëherë sapo Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të votojë kreun e BKH-së, do të nisë procesi i për përzgjedhjen e 60 oficerëve të kësaj strukture, të cilët do të trajnohen nga FBI-ja amerikane.

Punonjësit e BKH-së supervizohen dhe operojnë vetëm nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorëve të Posaçëm të Prokurorisë së Posaçme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re