Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri ditën e martë, më 24 qershor, afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Shkak për këtë shtyrje është bërë mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë nga pjesa më e madhe e kandidatëve.
Në mesin e kandidatëve që synojnë drejtimin e BKH-së janë emra të njohur të sistemit të rendit dhe drejtësisë, përfshirë ish-drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.