Avokati dhe aktivisti, Adriatik Lapaj denoncoi mbrëmjen e djeshme mungesën e ilaçeve për disa kategori personash të sëmurë.

Gjatë emisionit “opinion”, Lapaj i bëri thirrje SPAK që të nisë menjëherë hetimin, me tone të larta, Lapaj u shpreh se të sëmurët me kancer kanë mungesë të ilaçit të herceptinës. Ai shtoi se të sëmurët nuk ngrejnë zërin për të folur pasi shprehen se nëse e bëjnë, terapia e nisur do ndërpritet e do iu shkojë dëm. Po ashtu, Lapaj denoncoi se mungesë ilaçesh ka edhe për të sëmurët me hemofili dhe ka mungesë të aparateve për fëmijët që nuk dëgjojnë.

“SPAK të vejë ta hetojë. Të sëmurët me kancer nuk marrin ilaçe se nuk ka. Kur shkojnë për të marrë herceptinën, një herë ua bëjnë, një herë gjysëm e ndoshta nuk ua bëjnë. Po vdesin njerëzit aty se s’ka ilaçe, janë monopol i shtetit shqiptar. Nuk ka ilaçe për të sëmurët me hemofili, ato bëhen invalidë se u mungon një faktor që u hidhet në gjak. Duhen hetuar. Fëmijë që lindin me probleme të dëgjimit dhe që ka zgjidhje shkencore,dhe që ka një VKM që e detyron shtetin shqiptar që t’ua vendosë nuk u vihen. Këto i kanë aty, ndodhin çdo ditë, pse nuk kalojnë fondet, pse nuk sigurohen ilaçet, sa jetë vdesin. Se kur të shkojë një person me kancer aty, nuk ka mundësi të belbëzojë dhe të flasë se i numërohet jeta me ditë. Më thonë se nuk ngrejmë dot zërin, po nuk na e dhanë ilaçin, na ikën terapia dëm”, tha Lapaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re